Organizatat e shoqërisë civile në Gjilan, KAND – Qendra për Zhvillim Social dhe Kulturor, KCIC – Kosovo Center for International Cooperation dhe ANP – Action for Non-Violence and Peace Building, me datë 15 nëntor 2015 (e Diele), në ora 18:00, organizojnë ndezjen e qirinjve.

Ju ftojmë të na bashkoheni që në mënyrë paqësore të solidarizohemi me popullin francez, duke ndezur qirinj në shenjë respekti për viktimat e pafajshme në Paris.
Njëherësh, kjo është thirrje për paqe dhe për ti thënë stop dhunës dhe terrorit kudo në botë.

Ndezja e qirinjve do të bëhet para Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Facebook Link