OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes

Të nderuar/a,

OJQ Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) ka kënaqësinë t’ju ftoj të ndjekni shfaqjen  “Ofshamë” të realizuar në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë” në bashkëpunim me Teatrin e qytetit të Gjilanit.
Shfaqja është një zë, një thirrje a një reflektim i shoqërisë tonë mbi rrugën, vështirësitë dhe gjendjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë si dhe fatin e njerëzve të pagjetur. Një ëndërr e tyre. Një ankth bashkë me një ofshamë në fund. Një dashuri e humbur. Një e vërtetë dhe një dhimbje e madhe.
Shfaqja “Ofshamë” me koncept dhe  regji nga Burim Baftiu dhe Erson Zymberi do të shfaqet më:

7 shkurt 2020 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj duke filluar nga ora 20:00.

Ky projekt është duke u implementuar në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania dhe përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Me respekt,
Ekipi i OJQ  ANP

OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP)
Rr. Idriz Seferi 23,
60 000 Gjilan
Tel. +383 280 329 926
Mob. +383 44 211 895
E-mail: anp_kos@yahoo.com
Website: wwww.anp-ks.org