OJQ Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) do të realizoj premierën e koncertit  “Frymë dashurie” në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, te interpretuar nga grupi “Wind Ensemble”. 

Premiera e koncertit  “Frymë dashurie” do të jepet më 9 qershor 2021, duke filluar në ora 19:00 në Bibliotekën Kombëtare  të  Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Koncerti është një vendtakim në kohë dhe hapësirë ku ne mbartemi apo teleportohemi nga tingujt e muzikës, të cilët me frymë dashurie përqafojnë shpirtërat tanë.

Programi i koncerit kombinon stile të ndryshme të muzikës dhe temës së ballafaqimit me të kaluarën i qaset në mënyrë artistike. Do të luhen vepra të artistëve botëror, ku pjesë e kësaj bote do jemi edhe ne vetë.

Ky projekt është duke u implementuar në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania dhe përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).