OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) ka kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e librit “Dheu i ofshamës”.

 

Data: 6 shkurt 2019
Ora: 17.00
Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës

 

Libri është përmbledhje me tregime të individëve, të cilët morën pjesë në projektin “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, të realizuar nga OJQ Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes (ANP) në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania. Tregimet përshkruajnë ngjarje historike nga periudha të ndryshme kohore, e në mënyrë të veçantë na sjellin në kujtesë vitet 1998-1999.

Në përurim të librit do të shfaqet edhe filmi dokumentar me përshtypjet e pjesëmarrësve për projektin.

Jeni të mirëseardhur që të  merrni librin falas dhe të ndjekni filmin dokumentar rreth zhvillimit të projektit.

Për më shumë informata mund të na kontaktoni: anp_kos@yahoo.com

Ky projekt përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).