OJQ AKSIONI KUNDËR DHUNËS
DHE NDËRTIMI I PAQES
ANP –GJILAN
FTESË PËR APLIKIM
për pjesëmarrje në aktivitetet e projektit
“BALLAFAQIMI ME TË KALUARËN NË KOSOVË”
05.04.2019 – 13.04.2019
Ulqin, Mali i Zi
Të nderuar/a,
OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP-Gjilan) organizon trajnimin tetëditor edukim për paqe, me qëllim të krijimit të një ambienti paqësor, të promovimit të kulturës së padhunshmërisë dhe tolerancës, si dhe të krijimit të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë.
Projekti “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë“ka për qëllim të fuqizojë dhe të nxittë pjesëtarët e të gjitha komuniteteve të Kosovës që të flasin hapur për të kaluarën dhe të dëgjohen nga të tjerët, duke dhënë në këtë mënyrë kontributin e vet në dokumentimin e të kaluarës.
Në kuadër të këtij projekti do të realizohen këto aktivitete:
- Trajnimi i parë tetëditor edukim për paqe me temat: komunikimi/komunikimi i padhunshëm, puna ekipore, paragjykimet, kuptimi i konfliktit, diskriminimi, roli i gjinive në shoqëri, ballafaqimi me të kaluarën, ndërtimi i paqes dhe dokumentimi i të së kaluarës.
Trajnimi tetëditor do të mbahet në Ulqin, Mali i Zi prej 05.04.2019 deri më 13.04.2019.
- Trajnim i dytë tetëditor: Dokumentimi i të kaluarës dhe Menaxhimi i stresit
- Organizimi i ngjarjeve publike
- Promovimi i publikimit
Të gjitha aktivitetet e projektit do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet ekipit të ANP-së dhe pjesëmarrësve të projektit.
Metodologjia
Metodat që do të përdoren gjatë aktiviteteve të projektit janë interaktive dhe krijojnë hapësirë të lirë për të gjithë pjesëmarrësit që t’i shprehin qëndrimet, përvojat, mendimet dhe idetë e tyre, si dhe mundësojnë diskutime konstruktive. Këto metoda do të aplikohen përmes punëtorive, ushtrimeve, shkëmbimit të mendimeve, diskutimeve plenare, punës në grupe të vogla si dhe prezantimeve individuale.
Kriteret për pjesëmarrje:
- mosha mbi 21 vjeç
- barazia gjinore
- interesimi dhe gatishmëria për pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet e projektit
- aplikacioni i plotësuar në mënyrë të hollësishme (posaçërisht t’i kushtoni kujdes pyetjes së motivimit)
- balanci etnik (shqiptarë, serbë, romë, ashkalinj, egjiptian, turq, boshnjakë …)
Mënyra e aplikimit
Ftojmë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kontribuojnë në dokumentimin e të kaluarës të aplikojnë për pjesëmarrje në aktivitetet e këtij projekti.
Është paraparë që në projekt të marrin pjesë 16 pjesëmarrës të përzgjedhur nga tërë Kosova (student/e, përfaqësues/e të mediave, përfaqësues/e të shoqërisë civile, mësimdhënës/e, përfaqësues/e të institucioneve lokale dhe qendrore dhe individë të motivuar).
Duke pasur parasysh që numri i pjesëmarrësve në projekt është i kufizuar, ekipi i trajnerëve të ANP-së do të bëjë përzgjedhjen e pjesëmarrësve duke u bazuar në kriteret e lartshënuara.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur paraprakisht do të informohen me kohë për të gjitha çështjet teknike.
Plani i punës do të jetë dinamik dhe do të punohet paradite dhe pasdite me një pauzë më të gjatë në mesditë.
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe serbe me përkthim.
Ju lusim që aplikacionin e plotësuar ta dërgoni në e-mail adresën anp.trainings@yahoo.com më së largu deri më 22.03.2019.
Aplikacioni për trajnim shkarko këtu
Çështjet teknike
Shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe të udhëtimit i mbulon organizatori.
Ky projekt përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), përmes organizatës partnere KURVE Wustrow nga Gjermania.
Për çdo informatë shtesë mund të na kontaktoni në:
OJQ AKSIONI KUNDËR DHUNËS
DHE NDËRTIMI I PAQES, ANP-GJILAN
Idriz Seferi 23, 60 000 GJILAN
Tel. +383 280 329 926
Mob. +383 44 211 895; +383 44 399 605
E-mail: anp.trainings@yahoo.com
Website: www.anp-ks.org