

OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes
Të nderuar/a,
OJQ Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) ka kënaqësinë t’ju ftoj të ndjekni shfaqjen  “Ofshamë” të realizuar në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë” në bashkëpunim me Teatrin e qytetit të Gjilanit.  
Shfaqja është një zë, një thirrje a një reflektim i shoqërisë tonë mbi  rrugën, vështirësitë dhe gjendjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale  gjatë luftës së fundit në Kosovë si dhe fatin e njerëzve të pagjetur.  Një ëndërr e tyre. Një ankth bashkë me një ofshamë në fund. Një dashuri e  humbur. Një e vërtetë dhe një dhimbje e madhe.  
Shfaqja “Ofshamë” me koncept dhe  regji nga Burim Baftiu dhe Erson Zymberi do të shfaqet më: 
7 shkurt 2020 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj duke filluar nga ora 20:00.
 Ky projekt është duke u implementuar në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania dhe përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). 
Me respekt, 
Ekipi i OJQ  ANP 
 
OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) 
Rr. Idriz Seferi 23, 
60 000 Gjilan 
Tel. +383 280 329 926
Mob. +383 44 211 895 
E-mail: anp_kos@yahoo.com 
Website: wwww.anp-ks.org 
 
