Qendra për Aksion të Padhunshëm (CNA), Sarajevë – Beograd

Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP), Gjilan-Prishtinë

Aksioni Paqësor, Prilep- Tetovë

 

ju ftojnë të aplikoni për trajnimin:

Hyrje në Ndërtimin e Paqes: mir – paqe – мир 2018.

20.– 29. 4. 2018. në Dojran, Maqedoni

gjuhët e punës: shqip, maqedonisht, boshnjakisht-kroatisht-serbisht-malazezisht

Nëse jetoni në Maqedoni, Kosovë ose Serbi dhe:

  • keni më shumë se 21 vjet (kufiri i sipërm nuk egziston, ky nuk është trajnim vetëm për të rinjë, edhe ju që keni 40, 50…80…ju ftojmë të aplikoni)
  • nuk doni të jetoni me frikë dhe mosbesim
  • doni të dini më shumë se si mendojnë fqinjët tuaj dhe konsideroni se dallimet gjuhësore dhe kombëtare nuk guxojnë të jenë arsye për mungesë komunikimi
  • nuk doni të ndiheni keq kur dikush flet me përçmim për njerëz me kombësi ose fe tjetër ose në pëgjithësi për njerëz të cilët në bazë të diçkaje dallojnë nga shumica, e ju nuk dini si t’i përgjigjeni
  • e dini se ndodh dhunë, se disa njerëz nuk kanë liri të lëvizjes ose të shprehjes, se disa njerëz janë të diskriminuar, por nuk dini se si të reagoni dhe çka mund të bëni
  • nuk keni dëshirë të ikni nga vendi ose të bëheni gati për luftën e rradhës
  • keni dëgjuar ose jeni bindur edhe vetë se individi mund të veprojë në shoqëri dhe ta ndryshojë atë, por ju duhen shkathtësi, njohuri të reja dhe mbështetje për veprim
  • doni të punoni (para së gjithash) me veten dhe për ndryshim personal…

atëherë ju ftojmë që të aplikoni në trajnimin e katërt Hyrje në Ndërtimin e Paqes: mir – paqe – мир 2018.

 

Afati për aplikim: 26.3.2018

Për aplikim:  Kliko këtu

Ekipi trajnues:
Albulena Karaga, Aksioni Paqësor, Prilep-Tetovë

Nexhat Ismajli, ANP Gjilan-Prishtinë

Boro Kitanoski, Aksioni Paqësor, Prilep-Tetovë

Katarina Milićević, CNA Sarajevë-Beograd

Nedžad Horozović, CNA Sarajevë-Beograd

 

Kontakti: paqe-mir-2018@nenasilje.org

This post is also available in: Serbian