Qytetarët aktiv dhe të fuqizuar janë themeli i një shoqërie paqësore. Për disa vite, Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) është përkushtuar që të kontribuojë në Politikat Publike. Bashkërisht me të rinjtë, partnerët dhe institucionet lokale/qendrore ne jemi duke e shtyrë angazhimin aktiv në proceset e vendimmarrjes.
Transparenca
ANP-ja e konsideron angazhimin aktiv të jetë kyç në një shoqëri demokratike. Për ngritjen e zërave të njerëzve në proceset e vendimmarrjes dhe për nxitjen e transparencës në institucionet shtetërore, organizata përkrah iniciativat lokale dhe fushatat e avokimit në rajonin e Gjilanit.
Shoqëria Civile
Trajnimi i ANP-së synon që t’i fuqizojë pjesëmarrësit ashtu që t’i mbrojnë interesat e tyre në sferën publike. Shumë organizata të shoqërisë civile janë themeluar nga ish pjesëmarrësit, të cilët e ndajnë vizionin e njëjtë për një të ardhme më të mirë. ANP-ja përkrah zhvillimin e një shoqërie civile dinamike dhe të fuqishme në Kosovë përmes këshillimit dhe mbështetjes së këtyre organizatave. Së bashku ato formojnë një koalicion për raportimin dhe dënimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Shoqëria civile mund të jetë një vend progresiv ku mund të zhvillohen idetë, qasjet dhe metodat, e që më vonë gjejnë vend në mjediset institucionale. Në fushën e Ndërtimit të paqes dhe Edukimit për paqe ANP-ja ka zbatuar disa projekte që gjithmonë synojnë një qasje bashkëpunuese me institucionet.
Në të kaluarën, ANP-ja ka arritur përvoja të vlefshme në shtypjen e materialit promovues siç janë broshurat, posterët, fletushkat dhe katalogët. Për ngritjen e dukshmërisë dhe ndikimit të punës, këto materiale janë duke u shpërndarë gjerësisht në mesin e pjesëmarrësve dhe komunitetit.