Me rastin e ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në premierën e shfaqjes “Ofshamë”, të realizuar në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë” nga OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) në bashkëpunim me Teatrin e qytetit të Gjilanit.

Shfaqja është një zë, një thirrje a një reflektim i shoqërisë tonë mbi rrugën, vështirësitë dhe gjendjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe fatin e njerëzve të pagjetur. Një ëndërr e tyre. Një ankth bashkë me një ofshamë në fund. Një dashuri e humbur. Një e vërtetë dhe një dhimbje e madhe.

Premiera e shfaqjes “Ofshamë” me koncept dhe  regji nga Burim Baftiu dhe Erson Zymberi do të shfaqet më 10 dhjetor 2019 në Teatrin e qytetit të Gjilanit duke filluar në ora 20:00.

Ky projekt është duke u implementuar në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania dhe përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).