Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës “Shtegut të dhimbjes” ku janë të prezantuara punimet e pjesëmarrësve nga projekti “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, të realizuar nga OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) në partneritet me KURVE Wustrow nga Gjermania.
Në këtë ekspozitë përmes artit i jemi qasur shoqërisë tonë, e cila vazhdon të jetë e prekur nga e kaluara e dhunshme. Është arritur që pjesëmarrësit nga komunitetet e ndryshme të Kosovës të flasin për përjetimet e veta, të shkrijnë dhimbjen dhe vuajtjen në vepër artistike e cila dëshmon për periudhën në fjalë. Çdo tregim është paraqitur në mënyrë vizuele.
Ekspozita “Shtegut të dhimbjes” dokumenton të kaluarën dhe kontribuon në procesin e ballafaqimit të mirëfilltë, duke krijuar mundësi për arritjen e një paqeje stabile dhe të qëndrueshme për të gjithë në të ardhmen.
Data: 18 prill 2018
Ora: 11.00
Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Ky projekt përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).