OJQ AKSIONI KUNDËR DHUNËS
DHE NDËRTIMI I PAQES
ANP GJILAN
F T E S Ë
Ftojmë mësimdhënësit/et e interesuar/a të shkollave fillore të komunave Gjilan, Partesh dhe Novobërdëe të aplikojnë në trajnimin katërditor edukim për paqe, në kuadër të projektit:
“Shkollat – Promovuese të paqes”
22 – 25.12.2018 Gjilan
Të nderuar/a,
OJQ Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes (ANP-Gjilan) organizon trajnimin katër ditor për mësimdhënës me qëllim të avancimit të tyre profesional dhe bartjes së dijes së nxënë tek nxënësit apo në rrethin ku veprojnë.
Projekti “Shkollat – Promovuese të paqes” ka për qëllim të fuqizojë mësimdhënësit e komuniteteve të ndryshmë të regjionit të Gjilanit për promovim të kulturës së padhunshmërisë, redukim të paragjykimeve dhe zhvillim të aktiviteteve kreative dhe edukative në fushën e ndërtimit të paqes.
Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit katërditor janë: komunikimi/komunikimi i padhunshëm, puna ekipore, marrja e përbashkët e vendimeve, përceptimi, kuptimi i konfliktit, ndërtimi i paqes, dhe kreativiteti.
Trajnimi do të mbahet në datat 22– 25.12.2018 në Gjilan.
Metodologjia
Metodat që do të përdoren gjatë trajnimit janë interaktive dhe krijojnë hapësirë të lirë për të gjithë pjesëmarrësit që t’i shprehin qëndrimet, përvojat, mendimet, idetë e tyre dhe mundësojnë diskutime konstruktive. Kjo metodë do të aplikohet përmes punëtorive, ushtrimeve, shkëmbimit të mendimeve, diskutimeve plenare, punës në grupe të vogla si dhe prezantimeve individuale.
Kriteret për pjesëmarrje
• interesimi dhe gatishmëria për pjesëmarrje në të gjitha ditët e trajnimit
• barazia gjinore
• aplikacioni i plotësuar në mënyrë të hollësishme (posaçërisht t’i kushtoni vëmendje pyetjes së motivimit)
• balanci etnik (shqiptarë, serbë, romë, turq, boshnjakë …)
• mësimdhënës/e të shkollave fillore nga komunat:Gjilan, Partesh dhe Novobërdë
Mënyra e aplikimit
Ftojmë të gjithë mësimdhënësit e interesuar të komunave Gjilan, Partesh dhe Novobërdë që dëshirojnë të pyesin, të dëgjojnë dhe të jenë të dëgjuar të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnim.
Në këtë trajnim do të marrin pjesë 14 mësimdhënës nga regjioni i Gjilanit. Pasi që numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ekipi i trajnerëve të ANP-së duke u bazuar në kriteret e lartëshënuara do të bëjë përzgjedhjen e pjesëmarrësve.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur paraprakisht do të informohen me kohë për lokacionin e mbajtjes së trajnimit dhe për të gjitha çështjet teknike.
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe do të ketë përkthim në gjuhën serbe.
Ju lusim që aplikacionin e plotësuar ta dërgoni në e-mail adresën anp.trainings@yahoo.com më së largu deri më 16.12.2018.
Trajnimi edukim për paqe është i hapur për aplikim për të gjithë mësimdhënësit/et e shkollave fillore të cilët nuk kanë marrë pjesë në ndonjë trajnim të organizuar nga OJQ ANP.
Çështjet teknike
Shpenzimet e udhëtimit i mbulon organizatori.
Për çdo informatë shtesë mund të na kontaktoni:
OJQ Aksioni kundër dhunës
dhe Ndërtimi i Paqes (ANP)
Rr. Idriz Seferi 23,
60 000 Gjilan
Tel. 0280 329 926
Mob. +377 44 211 895
E-mail: anp_kos@yahoo.com
Website: www.anp-ks.org
Ky projekt përkrahet financiarisht nga Mennonite Central Committee (MCC).