FTESË PËR APLIKIM

për pjesëmarrje në aktivitetet e projektit

“BALLAFAQIMI ME TË KALUARËN NË KOSOVË”

30.09.2016 – 07.10.2016

Ulqin, Mali i Zi

 

Të nderuar/a,

OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP-Gjilan) organizon trajnimin shtatëditor edukim për paqe, me qëllim të krijimit të një ambienti paqësor, të promovimit të kulturës së padhunshmërisë dhe tolerancës, si dhe të krijimit të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë.

Projekti Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë“ ka për qëllim të fuqizojë dhe të nxisë pjesëtarët e të gjitha komuniteteve të Kosovës që të flasin hapur për të kaluarën dhe të dëgjohen nga të tjerët, duke dhënë në këtë mënyrë kontributin e vet në dokumentimin e së kaluarës.

Në kuadër të këtij projekti do të realizohen këto aktivitete:

  • Trajnimi shtatëditor edukim për paqe me temat: komunikimi/komunikimi i padhunshëm, puna ekipore, paragjykimet, kuptimi dhe shtjellimi i konfliktit, identiteti, diskriminimi, ballafaqimi me të kaluarën, kujtesa individuale dhe kolektive, ndërtimi i paqes dhe dokumentimi i të kaluarës.

Trajnimi shtatëditor do të mbahet në Ulqin, Mali i Zi prej 30.09.2016 deri më 07.10.2016.

  • Trajnim katërditor: Dokumentimi i të kaluarës dhe Menaxhimi i stresit
  • Organizimi i ngjarjeve publike
  • Promovimi i publikimit

Të gjitha aktivitetet e projektit do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet ekipit të ANP-së dhe pjesëmarrësve të projektit.

Metodologjia

Metodat që do të përdoren gjatë aktiviteteve të projektit janë interaktive dhe krijojnë hapësirë të lirë për të gjithë pjesëmarrësit që t’i shprehin qëndrimet, përvojat, mendimet dhe idetë e tyre, si dhe mundësojnë diskutime konstruktive. Këto metoda do të aplikohen përmes punëtorive, ushtrimeve, shkëmbimit të mendimeve, diskutimeve plenare, punës në grupe të vogla si dhe prezantimeve individuale.

Kriteret për pjesëmarrje:

  • mosha mbi 21 vjeç
  • barazia gjinore
  • interesimi dhe gatishmëria për pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet e projektit
  • aplikacioni i plotësuar në mënyrë të hollësishme (posaçërisht t’i kushtoni kujdes pyetjes së motivimit)
  • balanci etnik (shqiptarë, serbë, romë, ashkalinj, egjiptian, turq, boshnjakë …)

Mënyra e aplikimit

Ftojmë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kontribuojnë në dokumentimin e së kaluarës të aplikojnë për pjesëmarrje në aktivitetet e këtij projekti.

Është paraparë që në projekt të marrin pjesë 16 pjesëmarrës të përzgjedhur nga tërë Kosova (student/e, përfaqësues/e të mediave, përfaqësues/e të shoqërisë civile, mësimdhënës/e, përfaqësues/e të institucioneve lokale dhe qendrore dhe individë të motivuar).

Duke pasur parasysh që numri i pjesëmarrësve në projekt është i kufizuar, ekipi i trajnerëve të ANP-së do të bëjë përzgjedhjen e pjesëmarrësve duke u bazuar në kriteret e lartshënuara.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur paraprakisht do të informohen me kohë për të gjitha çështjet teknike.

Plani i punës do të jetë dinamik dhe do të punohet paradite dhe pasdite me një pauzë më të gjatë në mesditë.

Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe serbe me përkthim.

Aplikacioni per trajnim
shkarko këtu

Ju lusim që aplikacionin e plotësuar ta dërgoni në e-mail adresën anp.trainings@yahoo.com më së largu deri më 09.09.2016.

Çështjet teknike

Shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe të udhëtimit i mbulon organizatori.

Ky projekt përkrahet financiarisht nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), përmes organizatës partnere KURVE Wustrow nga Gjermania.

 

Për çdo informatë shtesë mund të na kontaktoni në:

OJQ AKSIONI KUNDËR DHUNËS DHE NDËRTIMI I PAQES, ANP-GJILAN

Tel. 0280 329 926

Mob. 044 211 895; 044 692 618

E-mail: anp_kos@yahoo.com

Kontakt

This post is also available in: Serbian