Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) është organizatë vendore multietnike jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, e themeluar me vizionin për të arritur paqen e përhershme dhe të qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan.
Kosova është një nga vendet më kundërthënëse dhe më e diskutuar në Evropë që nga lufta e vitit 1999. Edhe pas nëntë vitesh të administrimit ndërkombëtar dhe shpalljes së pavarësisë së saj në vitin 2008, pasojat e luftës së vitit 1999 ende janë të pranishme në jetën e përditshme. Kosova po përballet me probleme të mëdha socio-ekonomike dhe me ndarje të shoqëris, për më tepër, kulturës aktuale politike i mungojnë qasjet me bazë të gjerë dhe të fuqishme për paqen.
Historia e Kosovës shquhet nga një llojllojshmëri e ndikimeve kulturore dhe politike, të cilat e kanë formësuar trashëgiminë socio-kulturore të vendit. Sot, pjesëtarët e komuniteteve shqiptare dhe serbe, por edhe të komuniteteve rome, ashkali, boshnjake, turke dhe egjiptiane që të gjithë jetojnë në Kosovë.
Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes (ANP) është themeluar në vitin 2002 me qëllim të tejkalimit të së kaluarës së luftës, për t’i rindërtuar lidhjet shoqërore dhe për të punuar për të ardhmen demokratike të Kosovës. Kjo organizatë me seli në Gjilan promovon një kulturë të padhunshmëris, qytetarisë aktive për ndërtimin e paqes dhe nisjen e dialogut ndëretnik.
Padhunshmëria nënkupton jo vetëm shmangien nga dhuna e jashtme fizike por edhe nga dhuna e brendshme shpirtërore. “Ti jo vetëm që mund të refuzosh për të vrarë një njeri, por mund të refuzosh edhe urrejtjen ndaj tij”. Martin Luther King, Jr.
Lexo më shumë në: https://www.brainyquote.com/quotes/martin_luther_king_jr_133295
Duke punuar me metoda të transformimit të padhunshëm të konfliktit dhe komunikimit të padhunshëm, ANP-ja mban trajnime, debate, seminare dhe fushata të avokimit për të mbështetur një shoqëri të hapur dhe tolerante.
Që nga viti 2002, trajnerët e kualifikuar të ANP-së kanë punuar me të rinjtë dhe të rriturit nga rajoni i Gjilanit, si dhe me pjesëmarrës nga mbarë Kosova, së bashku me organizatat e paqes nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnja, në temat e mëposhtme:
· Ndërtimi i paqes
· Edukim për paqe
· Ballafaqimi me të kaluarën
· Politikat publike
Ekipi i ANP-së ofron një sërë aftësish në fusha të ndryshme të ekspertizës, përfshirë prodhimin e filmave, regjinë, aktrimin dhe punën me mësues dhe psikologë. Si organizatë e shoqërisë civile, ANP-ja është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të partnerëve nga SHBA-të, Kanadaja, Serbia dhe Gjermania, me të cilët i ndan të njëjtat vlera, qëllime dhe besim të ndërsjellë.