![]() |
Qendra për Aksion Padhunshëm (CNA)
Organizata me bazë në Sarajevë dhe Beograd kishte shumë ndikim në themelimin dhe zhvillimin e ANP-së. Përmes ofrimit të trajnimeve, seminareve, dhe ekspertizës lidhur me transformimin e konfliktit pa dhunë, Ndërtimin e paqes dhe Ballafaqimin me të kaluarën, mbështetja e tyre për ANP-në ishte e jashtëzakonshme. Që nga ajo kohë, ANP-ja dhe CNA-ja janë të përfshira në një bashkëpunim të frytshëm rajonal për promovimin e paqes në Ballkan. |
![]() |
Komiteti Qendror Mennonite (MCC)
MCC-ja është një organizatë globale e bazuar në besim, nga SHBA-të dhe Kanadaja. Si organizatë jo fitimprurëse, ata angazhohen në marrëdhënie të mira me partnerët lokal dhe kishat në gjithë botën. MCC-ja është aktive në fushën e ndihmës zhvillimore dhe mbështetë paqen dhe drejtësinë. Bashkëpunimi me ANP-në ka filluar në vitin 2006. Që nga atëherë janë zbatuar disa Projekte me sukses dhe është krijuar një partneritet i mirë. |
![]() |
KURVE Wustrow
Në vitin 2014 ANP-ja ka krijuar partneritet me organizatën gjermane KURVE Wustrow. Që nga atëherë, ANP-ja është e përfshirë në projektin e partneriotetit “Ballafaqimi me të Kaluarën në Kosovë” përmes kombinimit të ekspertizës lokale dhe kapaciteteve të jashtme në këtë temë. |
This post is also available in: Anglisht